Sondazhi i fundit i publikuar nga TV Gurra më 9 shtator e ka bërë të qartë: Fatmir Limani është kandidati shqiptar që po kryeson bindshëm garën në Kërçovë!
Pyetja ishte e qartë: “Kush do ta fitojë betejën zgjedhore në Kërçovë?”
Rezultatet flasin vetë:
Fatmir Limani kryeson me 43% të votave,
Fatmir Dehari ka marrë 29%,
Shkodran Alili qëndron me 28%.
Shqiptarët po bashkohen për fitoren
Mbështetja e madhe që Limani ka marrë nuk është rastësi. Qytetarët shqiptarë, të lodhur nga premtimet boshe dhe keqqeverisja e kaluar, tashmë po kërkojnë ndryshim dhe zhvillim të vërtetë. Dhe këtë e shohin vetëm tek Fatmir Limani.
Ky sondazh tregon se vota shqiptare në Kërçovë është duke u konsoliduar, duke e bërë Limalin favorit të padiskutueshëm për të marrë drejtimin e komunës.
Koha e një kapitulli të ri për shqiptarët e Kërçovës
Avantazhi i tij nuk është vetëm një shifër. Është mesazh i qartë se shqiptarët janë të gatshëm të bashkojnë forcat për një qeverisje dinjitoze, transparente dhe zhvillimore. Me këtë ritëm, fitorja e Fatmir Limanit është në prag të realizimit.
Çdo ditë e më shumë, radhët e mbështetësve të Limalit po shtohen. Kjo nuk është vetëm një garë zgjedhore, por një lëvizje qytetare për ndryshim të vërtetë.
Kërçova ka folur – Fatmir Limani është favorit i padiskutueshëm!