Ministri i Politikave Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, ka theksuar se mbi 250 punësime të reja në sektorin social dhe arsimor janë dëshmi e qartë se të rinjtë shqiptarë po marrin vendin që u takon në institucionet e vendit.
Mbi 150 punësime janë realizuar në Qendrat për Punë Sociale, duke sjellë energji të re dhe staf të motivuar për shërbime më cilësore për qytetarët. Ndërkohë, mbi 100 vendime të reja janë marrë për punësime në kopshtet e fëmijëve, duke përmirësuar ndjeshëm kujdesin dhe edukimin e hershëm.
Një shembull i veçantë është ai i 15 edukatoreve dhe përkdhelëseve të kopshtit “8 Marsi” në Strugë, të cilat, pas 5 deri në 16 vite pasigurie, tani kanë kontrata të përhershme. Po ashtu, 8 shqiptarë janë bërë pjesë e ekipit të Projektit të Bankës Botërore, ndërsa numri i këshilltarëve shtetërorë shqiptar është rritur nga 1 në 5.
Limani theksoi se në avancime dhe punësime janë përfaqësuar denjësisht edhe komunitetei turk dhe rom, duke dëshmuar se ndryshimi është gjithëpërfshirës. “Rinia është forca jonë – me të ndërtojmë institucionet dhe të ardhmen që meritojmë,” deklaroi ai.
Ai ndau në Facebook disa foto me një pjesë e të punësuarve: